Ndërlidhjet

PRAGË


Zgjërimi i Bashkimit Evropian në vitin 2007 do të bëhet me Bullgarinë dhe Rumaninë, eventualisht do të vazhdojë me Turqinë dhe Kroacinë, kurse pastaj mund të pritet që në këtë proces të inkuadrohen edhe vendet tjera të Ballkanit, ka deklaruar eurokomesari për çështjet e zgjërimit të unionit Gynter Verheugen.
"Vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, unioni Serbi-Mali i Zi dhe Maqedonia, mund të bëhen anëtarë të unionit, por për këtë duhet të përmbushin disa parakushte politike dhe ekonomike", ka thënë Verheugen në një prononcim për "Evropën e Lirë".
XS
SM
MD
LG