Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Yasser Arafat u ka bërë thirrje liderëve të botës të ndërmarrin aksion të menjëhershëm ndaj sulmeve ajrore të Izraelit, që dje lanë 10 palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës.
Në Jerusalem, Dore Gold, këshilltar i kryeministrit izraelit, tha se Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër.
"Mbrëmë Izraeli kishte të bëjë me një automjet palestinez, për të cilën e dinim me siguri se përpiqet të hyjë në vendbanimin Nahal Oz dhe të kryejë sulm masovik terrorist. Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër, pos të ndërmarrë sulme të tilla dhe t'i mbrojë jetët e civilëve", tha Gold.
XS
SM
MD
LG