Ndërlidhjet

PRISHTINË


Bashkësia ndërkombëtare duhet të hetojë pohimet për korrupcion brenda UNMIK-ut, dhe nëse ato vërtetohen, fajtorët duhet të përgjigjen, ka thënë ministri britanik për Evropë Denis MacShane pas takimit me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi.
Sipas njoftimit të zyrës britanike në Prishtinë, MacShane e ka quajtur bisedën me Rexhepin konstruktive, dhe është shprehur i inkurajuar me përkushtimin e tij për një Kosovë demokratike dhe shumëetnike.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Kosovës në një vend të Bashkimit Evropian, pas refuzimit të ftesës së shefit të UNMIK-ut për takimin në Vjenë.
XS
SM
MD
LG