Ndërlidhjet

HAGË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte i ka akuzuar autoritetet e Beogradit se "i shkelin obligimet e tyre" me qëndrimin se nuk do të shpejtojnë t'i dorëzojnë katër gjeneralët e akuzuar nga Tribunali për krimet e luftës.
Del Ponte ka vlerësuar se "autoritetet serbe plotësisht i shkelin detyrimet. Tre nga të akuzuarit gjenden në Serbi dhe sa më parë duhet t'i dorëzohen Tribunalit", ka thënë zëdhënësja Florence Hartman.
Kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq tha se "nuk duhet nxituar për arrestimin e menjëhershëm dhe ekstradimin e të akuzuarve".
Mbrëmë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara për krimet e luftës Pierre-Richard Prosper tha se katër gjeneralët e akuzuar mund të gjykohen në Serbi, nëqoftëse autoritetet e Serbisë dhe Malit të Zi e arrestojnë dhe ekstradojnë të dyshuarin për krime të luftës Ratko Mlladiq.
Por Hartman sot tha se "kryeprokurorja ka qëndrim të qartë, se katër të akuzuarit nuk mund të gjykohen në Serbi".
XS
SM
MD
LG