Ndërlidhjet

BEOGRAD


Komandanti i ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, gjeneral Branko Krga, i ka vlerësuar katër aktakuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës ndaj katër ushtarakëve të lartë "si të pabaza."
Akuzat lidhen me krimet e luftës të kryera në Kosovë. Megjithatë kryeprokurorja, Carla Del Ponte, ka përsëritur se është detyrim i Beogradit t'i dorëzojë të gjithë të akuzuarit.
Ndërkaq sipas një ankete të opinionit, shumica e serbëve nuk do të informonin nëse dinin mbi vendndodhjen e të akuzuarve për gjenocid nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladic dhe Radovan Karaxhiq.
XS
SM
MD
LG