Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri serb i drejtësisë, Vlladan Batic, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve DPA se qeveria serbe ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për zotin Ceku me akuzat "për gjenocid dhe terrorizëm kundër popullsisë serbe në Kosovë".
Batic ka deklaruar për DPA-në se do kërkojnë ekstradimin e Cekut.
Ai ka kërkuar nga ministri serbo-malazez për pakica dhe të drejta të njeriut, Rasim Lajic, që organecve policore dhe të jurisprudencës sllovene urgjentisht t'u dërgojë kërkesë për dorëzimin para gjyqit të Nishit të komandantit të TMK-së Agim Ceku.
Ministria serbomalazeze për të drejtat e njeriut dhe pakicave më vonë ka bërë të ditur se kërkesa për dorëzimin e Agim Cekut autoriteteve sllovene do t'u bëhet të enjten në mëngjes.
XS
SM
MD
LG