Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komandanti i trupave mbrojtëse të Kosovës, gjeneral Agim Çeku arriti sot në orët e pasditës në aeroportin e Prishtinës. Atë e pritën shumë qytetarë, pjesëtarë të Trupave mbrojtëse të Kosovës, politikanë kosovarë e të tjerë. Pas ndalimit 12 orësh nga autoritetet e Sllovenisë, ai u lirua sot në orën një të mëngjesit. Siç ka shpjeguar avokati i zotit Çeku, "gjyqtari hetues ka konstatuar që Beogradi nuk ka të drejtë juridike për të dhënë fletë-arreste për Kosovën, pasi ajo administrohet nga Kombet e Bashkuara". Autoritetet e Sllovenisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se "Agim Çeku është liruar pasi është shqyrtuar dokumentacioni, përfshirë dhe letra e kryeadministratorit të Kosovës, Harri Holkeri". Në Prishtinë deri në orët e hershme të mëngjesit, kur arriti lajmi për lirimin e gjeneral Çekut, qytetarët protestuan kundër ndalimit të komandantit të TMK-së nga ana e autoriteteve të Sllovenisë.
XS
SM
MD
LG