Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq, në një konferencë të sotme për media, ka informuar se në takimin e djeshëm, i ka thënë Harri Holkerit se "grupet punuese në dialogun me Prishtinën duhet të jenë multietnike dhe se transferi i pushtetit në institucionet e përkohshme nuk do të thotë pavarësi por vetëm zbatim i rezolutës 1244". Ai mëtutje deklaroi se i ka thënë kryeadministratorit Holkeri se "koncesionet e mëtejshme për palën shqiptare janë të papranueshme dhe se nuk mund të ketë vendime përfundimtare pa pjesëmarjen e Beogradit". Nebojsha Çoviq ka shprehur pakënaqësi për lirimin e komandantit të Trupave mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku.
XS
SM
MD
LG