Ndërlidhjet

MADRID


Në konferencën e donatorëve që mbahet në Madrid, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell u bëri thirrje pjesëmarrësve të jenë më dorëlirë për rindërtimin e Irakut.
"Të gjithë ne, sot jemi këtu për të bërë një investim strategjik për shpresën. Jemi këtu ta demonstrojmë mbështetjen tonë ndaj popullit të Irakut dhe përkushtimin për t'u ndihmuar të ndërtojnë një Irak të lirë", tha Powell.
Japonia u zotua për ndihmë prej 5 miliardë dollarë në 3 vitet e ardhshme. Fondi Ndërkombëtar Monetar premtoi 4 miliardë e 250 milionë, Banka Botërore 3 deri 5 miliardë, ndërsa Arabia Saudite 1 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG