Ndërlidhjet

MADRID


Irakut i janë premtuar 33 miliardë dollarë ndihma në konferencën e donatorëve që sot përfundoi punën në Madrid.
Shuma e përgjithshme në formë të kredive, huave dhe ndihmave, që u konfirmua nga ministri spanjol i financave Rodrigo Rato, është shumë më tepër se sa që pritnin Iraku dhe administratorët amerikanë.
Por, shuma megjithate është më pak se 56 miliardë dollarët, për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Banka Botërore thanë se do të nevoiten për rindërtimin e Irakut pas shumë viteve me sanksione dhe pas luftës.
XS
SM
MD
LG