Ndërlidhjet

logo-print

KIRKUK


Një numër sulmesh kundër trupave amerikane janë ndërmarrë gjatë ditës së sotme në Kirkuk, qytet në veri të Irakut, por pa shënuar viktima.
Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, ka premtuar më shumë fonde për aftësimin e irakianëve, në mënyrë që ata të marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi për sigurinë e vendit.
"Ne sapo kishim një takim informues lidhur me atë që mund të quhet një ngjarje e suksesshme, dhe pikërisht ngritjen e trupave mbrojtëse irakiane. Këta janë të rinj irakianë që janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre përbri trupave tona", tha nënsekretari i mbrojtjes Wolfowitz, gjatë qëndrimit të tij në Tikrit.
XS
SM
MD
LG