Ndërlidhjet

"JAM PËRMALLUAR SHUMË PËR KOSOVËN"




Tash sa vite askush nuk ka pyetur për ta – kush janë, prej nga vijnë dhe si ndihen...! Janë harruar madje edhe nga familjarët, kurse për fatin e tyre tragjik kujdeset vetëm ndonjë gazetar, për t'i lënë pastaj sërish në harresë.
Kemi të bëjmë me pacientët shqiptarë të vendosur në spitalin psikiatrik në Topaonicë të Epërme afër Nishit. Ishin 56, ndërsa tash 45, sepse ndërkohë 11 janë këthyer në Kosovë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
"Kam vëllëzër dhe motra në Kosovë dhe ata më kanë premtuar se do të kthehem në shtëpi, por tash sa kohë nuk janë paraqitur", thotë Mujë Ademi nga Skenderaj, që në këtë spital gjendet nga viti 1994.
"Jamë përmalluar shumë dhe do të shkoja në Kosovë menjëherë", thotë ai.
Sa herë që vizitohen nga udhëheqja e spitalit, pacientët e harruar kosovarë pyesin nëse dikush nga familjarët e tyre ose nga Kosova është interesuar, nëse në Topaonicë ka arritur ndonjël letër për ta. Thonë se u mungojnë gjërat elementare – duhani, kafja, ndërsa u dhemb fakti që janë të harruar.
Njëra nga të punësuarat në këtë këtë institucion, Stana Haxhiq thotë se të gjithë pacientët pavarrësisht nga përkatësia nacionale trajtohen njësoi si në ushqim, veshëmbathje dhe sheti.
Në pyetjen nëse pacientët kosovarë shoqërohen me të tjerët ajo thotë:
"Po. Ka shumë miq të mirë midis serbëve dhe shqiptarëve", thotë Stana Haxhiq.
Edhe drejtori i spitalit psikiatrik në Topaonicë të Epërme, Millan Stanojkoviq, thotë se mungon kujdesi i familjarëve dhe shoqërisë kosovare për këta pacientë.
"Unë nuk e dij nëse kjo është diçka që vështirë realizohet, sepse nuk i dij mundësitë e komunikimit me Kosovën, por kujdesi për këta pacientë nga ana e familjarëve dhe shoqëria në Kosovë është fare i vogël", thotë Millan Stanojkoviq dhe shton se në harmoni me tendencat bashkohëse për mbrojtejn e shëndetit mental këta pacientë ndihmën mjeksore duhet ta marrin sa më afër familjeve të tyre.
"Rrjedhimisht, këta pacientë do të duhej të jenë atje ku janë edhe familjet e tyre", thotë Stanojkoviq, për të shtuar se udhëheqja e këtij spitali do të përpiqet që ata t'i dislokojë në Kosovë.
Dilema qendrore rreth këtij rasti konsiston në pyetjen: a ka në Kosovë ndonjë ent psikiatrik që do të përkujdesej për këta pacientë? Madje edhe nëse nuk ka, a është e mundur që të gjithë të bëhemi të shurdhër e të verbër thuase ata nuk ekzistojnë!!!!
Mjerisht kjo ishte logjika e gjërave në këto vite. Dhe dikush ose shumkush në Kosovë duhet të turpërohet për faktin që këta pacientë ende pyesin nëse dikush ka dërguar letër për ta e lërë më t'i bartë në Kosovë...!!!
E gjithë kjo ndodh në kohën kur në Kosovë kishin defiluar dhjetra organizata humanitare dhe kur shumë kush kishte rrahur gjoks për veprat e mëdha humanitare që kishin bërë në Kosovë!
Për pacientët kosovarë të spitalit psikiatrik në Topaonicë të Epërme afër Nishit kjo nuk kishte vlerë as pesë para. Ata edhe mëtutje jetojnë atje të braktisur dhe të harruar.
Dhe nëse dikujt i bie ndërmend për këta njerëz fatkeq, ata do t'i gjej në kafiterinë "Holivud" që gjendet në oborrin e spitalit. Ata ende janë duke pritur. Ata jetojnë me shpresë se në Kosovë dikujt do t'i bie ndërmend për ta.

XS
SM
MD
LG