Ndërlidhjet

BE-ja SYNON QË PROBLEMIN E KOSOVËS TA ZHAGITË


Paul McCarty, analist në Fondacionin Nacional për Demokraci në Uashington

Duke folur për Kosovën dhe fillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Paul McCarty, analist në fondacionin Nacional për Demokraci në Uashington, ka thënë se pas fillimit të pakënaqshëm në Vjenë, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian do të bëjnë trysni më të madhe ndaj dy palëve që të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve teknike.
" Sa i përket statusit të Kosovës, SHBA_të deri diku, ndërsa Bashkimi Ev ropian veçanërisht, po angazhohen që ky problem të shtyhet për më vonë dhe të mbetet në duart e Këshillit të Sigurimit. Tani për tani, askush nuk dëshiron që të negociohet për statusin, përveç disa organizatave joqeveritare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara", tha Paul McCarty.
Krahas Kosovës, situatën në Serbi dhe në Mal të Zi e ngarkon dhe fakti se marrëveshja e Beogradit, vetëm i ka shtyrë zgjidhjet përfundimtare institucionale. Paul McCarty ka vërrejtur se përveç dëshirës së fuqishme në Podgoricë për pavarësi, edhe në skenën politike të Serbisë, kërkesat për pavarësi të kësaj republike po shtohen përditë e më shumë. Nëse rrjedhat aktuale janë në kundërshtim me dëshirat e Brukselit, atëhere pse Bashkimi Evropian insiston në ruajtjen e Bashkësisë Serbi Mali i Zi?
Për arsye se Bashkimi Evropian e ka një problem më pak për të cilin do të duhej angazhuar. Në Bashkimin Evropian egziston si të them një shqetësim më i theksuar për mikroshtetet, përkundër qëndrimit amerikan. Brukseli gjithashtu vazhdon që problemin e Kosovës ta fusë nën qilim. Nëse Mali i Zi niset në rrugën e vet, siç konsiderojnë burokratët evropianë, atëhere kjo do t'i përshpejojë kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.
Me rastin e reagimeve të matura të amerikanëve ndaj nismës që misioni paqësor në bosnjë t'u jepet forcave të Evropës, Paul McCarty nga instituti për Demokraci në Uashtington ka këtë qëndrim:
"Nuk do të thosha se ka të bëjë me një qëndrim të kujdesshëm të zyrtarëve amerikanë. Kjo që po e shohim është dëshira e Shteteve të Bashkuara që forcave evropiane t'ua bartin përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Bosnjë, ngase nevoja për trupat amerikane është shfaqur diku tjetër në botë. Këtu bëhet thjesht për llogari aritmetike", thotë Paul McCarty, i cili tërheq vërejtjen se në Bosnjë e Hercegovinë nuk është kryer puna dhe thekson vlerësimin me të cilin pajtohen të gjithë se në rast të tërheqjes së përnjëhershëme të forcave ndërkombëtare, fare lehtë mund të nisë një konflikt i ri. Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ka përfunduar punën në ndërtimin e institucioneve efikase me pajtimin e të gjithë popujve. Detyra kryesore është formimi i institucioneve vendore, të cilat nuk do të mbështeteshin në zyrën e Përfaqësuesit të Lartë dhe në ambasadat e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit në Sarajevë:
"Në të kundërtën do ta kemi një shtet bonjak evropian, për të cilin nuk dëshiron të flasë askush dhe për të cilin dikush duhet të kujdeset me vite të tëra. Kujtoj që është shumë me rëndësi që të konstatohen strategjitë për kalimin e përgjegjësive tek forcave politike vendore", vazhdon më tej analisti McCarty.
Në konstatimin se në Serbi nuk ka mbetur pothuajse asgjë nga koalicioni politik, i cili para tre vjetësh e detyroi Sllobodan Millosheviçin ta dorëzojë pushtetin, por paralajmërohet aleancë e forcave të ndryshme politike nga anë të ndryshme të barrikadave të tetorit të vitit 2000, Paul McCarty thotë:
"Ashtu është, po krijohen aleanca interesante. Sikur para një viti dikush të vlerësonte se DSS dhe G17 plus mund të paraqiten bashkë edhe përkundër platformave të ndryshme, njerëzit do të befasoheshin me të tilla parashikime. G17 ndërkohë ka marrë përkrahje të madhe, ndërsa DSS ka përfituar duke qëndruar anash skandalit derisa të zgjaste fushata e ndërsjellë midis Opozitës Demokratike të Serbisë dhe G17 plus. Nëse do të dojë të bëjë aleancë DSS me G 17 Plus mbetet për t'u parë, pasi G 17 Plus është një parti bashkëkohore reformuese, ndërsa DSS-ja është konservative dhe proklamon ndryshime më të ngathta. Nuk jam i sigurtë nëse këto orientime janë të përputhshme", përfundon Paul McCarty.


XS
SM
MD
LG