Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjatë natës së shkuar është goditur hoteli Al-Rashid në Bagdat, ku për pasojë është vrarë një ushtar amerikan dhe rreth 15 njerëz janë plagosur. Në hotelin Al-Rashid ishte vendosur dhe zëvendës sekretari amerikan i mbrojtjes Paul Wolfowitz, i cili po zhvillon një vizitë tre ditore në Irak. Pas sulmit Wolfowitz tha:


"Ky akt terrorist nuk do të na pengojë ne për të përmbushur misionin tonë, i cili është të ndihmojmë popullin irakian për t'u cliruar nga kriminielët që bëjnë vepra të tilla, si dhe të mbrojmë poopullin amerikan nga terrorizmi."
Sulmi ndodhi një ditë pas protestave më të mëdha kundër luftës, që u mbajtën në Shtetet e Bashkuara, që kur presidenti George Bush, në 1 maj shpalli se luftimet kryesore në Irak kanë përfunduar.
Rreth 20 mijë protestues dje marshuan në Uashington dhe San Francisko.
XS
SM
MD
LG