Një delegacion i Kongresit amerikan e ka anuluar vizitën e planifikuar në Korenë veriore, ka informuar sot agjencia shtetërore veri-koreane e lajmeve. Ishte e planifikuar që ky delegacion ti vizitoj edhe kapacitetet e programit të armatimit bërthamor të Koresë veriore. Agjencia zyrtare e lajmeve e Phenianit ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë për bllokimin e turneut të delegacionit të Kongresit, që do të udhëhiqej nga Curt Veldon nga Komiteti për shërbim të armatosur të Dhomës përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara.