Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sërë shpërthimesh sot e tronditën Bagdadin, duke vrarë të paktën 33 njerëz dhe plagosur shumë të tjerë.
Në sulmin më serioz, një sulmues vetëvrasës u turr me automjetin e ambulancës përplot eksploziv në barrierat e sigurisë pranë zyrës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Gejenarli Mark Hertling tha: "Një makinë e mbushur me eksploziv u përpoq t'i afrohet ndërtesës së Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe. Ajo ndalua nga nga forcat irakiene, andaj sulmuesi e aktivizoi bombën larg ndërtesës", tha Hertling.
Policia tha se katër sulme tjera vetëvrasëse janë kryer në Bagdad kundër stacioneve lokale të policisë. Raportohet se janë vrarë disa irakienë, ndërsa janë plagosur 10 ushtarë amerikanë.
Në një zhvillim tjetër, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se dje janë vrarë tre ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG