Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët botërorë dhe organizatat ndërkombëtare kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve vetëvrasëse në Bagdad.
Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Javier Solana tha se gjendja nuk është e mirë, por shfaqi bindjen se ajo nuk do të dalë nga kontrolli.
"Nga ky lloj i dhunës nuk do të zbrapsemi", tha sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw.
Derisa gjendjen e sigurisë e quajti të pakënaqshme, ai tha se gjendja e përgjithshme në Irak po përmirësohet.
"Dua ta shpreh shokun dhe mllefin tim për këtë incident terrorist në Bagdad. Fakti se terroristët sërish nuk i goditën trupat amerikane apo britanike, por organizatat ndërkombëtare humanitare, tregon se sa ulët kanë rënë", tha Straw.
Në Gjenevë, zëdhënësja e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Antonella Notari tha se organizata do të vazhdojë të punojë në Irak.
"Jemi të përcaktuar të mbetemi në Irak. E dijmë nevojën për të qenë atje. Në Irak jemi prej vitit 1980 dhe nuk jemi larguar as në rrethana më të vështira", tha Notari.
XS
SM
MD
LG