Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri Ariel Sharon tha se Izraeli nuk ka plane për ta vrarë liderin palestinez Yasser Arafat.
Në prononcimin e parë publik rreth kësaj çështjeje, Sharon tha: "Nuk shoh kurrfarë planesh për vrasjen e tij, edhepse Arafati është përgjegjës për vdekjen e mijëra civilëve shkaku i strategjisë së tij të terrorit", tha Sharon.
Sot, ushtarët izraelitë vranë një palestinez, që dyshohet se përpiqej të futet në Izrael nga Rripi i Gazës.
Njoftohet se janë arrestuar edhe 4 të tjerë.
XS
SM
MD
LG