Ndërlidhjet

SAO PAOLO


Socialistët dhe Socialdemokratët nga rreth 100 vende sot e filluan tubimin 3 ditësh në Brazil.
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala e përshkroi organizatën si "familja më e madhe politike në botë, që synon të arrijë demokracinë dhe drejtësinë sociale". Ai tha se fokusi i takimit do të jetë në "përcaktimin e multilateralizmit për zhvillimin dhe sigurinë e qëndrueshme".
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe ish lideri sovjetik Mikhail Gorbachov, kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq, kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano dhe kryeministri polak Leszek Miller.
XS
SM
MD
LG