Ndërlidhjet

SAO PAOLO


Presidenti i Brazilit Ignacio Luiz da Silva sot e hapi kongresin e 22. të Internacionales Socialiste në Sao Paolo, duke bërë thirrje për reforma në Kombet e Bashkuara dhe luftimin e urisë dhe varfërisë në botë.
"Lufta e vetme që duhet ta zhvillojmë është lufta kundër urisë dhe pabarazisë", tha presidenti i parë i Amerikës Jugore që vjen nga radhët e të majtëve.
Rreth 600 delegatë nga 150 parti politike marrin pjesë në kongresin treditësh.
Në mesin e tyre janë edhe ish lideri sovjetik Mikhail Gorbachov, kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq, kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano dhe kryeministri polak Leszek Miller.
XS
SM
MD
LG