Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për qetësi në tregun financiar pas arrestimit të Mikhail Khodorkovsky, kreut të kompanisë së naftës Yukos dhe njeriut më të pasur në Rusi.
Khodorkovsky, pasuria e të cilit vlerësohet në 8 miliarda dollarë, akuzohet për mashtrim dhe evazion fiskal, por ai thotë se arrestimi është hap "politik" sepse i ka financuar partitë liberale në opozitë.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shfaqur shqetësime për atë që e quajti "shkallëzim dhe konfrontim" ndërmjet autoriteteve ruse dhe gjigantit të naftës Yukos.
XS
SM
MD
LG