Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, i është përgjigjur pyetjeve lidhur me Irakun, Afganistanin, ekonominë amerikane dhe Lindjen e Mesme.
Lidhur me sulmet e fundit në Bagdat Bush tha:
"Ne po përpiqemi të përcaktojmë se kush janë këta njerëz, por unë mund t'ju them se ata janë Baathistë ose terroristë të huaj, apo ndoshta të dyja bashkë."
Më tej ai shtoi se pavarësisht sulmeve Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura në qëllimet e tyre për paqen në Irak. Bush ka theksuar se lufta nuk është kundër besimit islam, por terroristët përpiqen të marrin peng një besim të madh. Vetëm sot nga një sulm vetvrasës në Falluxha humbën jetën së paku 4 civilë.
Ndërkaq lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme presidenti amerikan tha se është vështirë të arrihet përparim derisa të mos ketë përpjekje nga të gjitha palët.
XS
SM
MD
LG