Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri në fjalën e tij përpara Këshillit të Sigurimit ka bërë një paraqitje të gjendjes në Kosovë. Mes të tjerash lidhur me incidentin e ndodhur në Gorazhdec, në ditën e parë të mbërritjes së Holkerit në Kosovë, në gusht të këtij viti, shefi i UNMIK-ut tha:
"Ky incident mund të synonte të më dërgonte mua një mesazh. Kanë qenë dhe raste të tjera më parë kur aktet e dhunës kanë përkuar me vizitat e përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë apo përqëndrimin e vëmendjes së botës në Kosovë. Pavarësisht të gjithave, kjo vetëm forcoi qëndrimin tim për të filluar misionin."
Pas fjalës së shefit të UNMIK-ut edhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë diskutuar mbi gjendjen në Kosovë.
Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Gunter Pleuger mes të tjerash tha:
"Derisa dhuna të mos marrë fund dhe derisa kosovarët e të gjitha bashkësive etnike të mos ndihen të sigurt në Kosovë, nuk do të jetë e mundur për personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre. Kthimi i sigurt i të zhvendosurve në shtëpitë e tyre është një nga standartet që duhet të plotësohet, përpara se të shkohet drejt zgjidhjes së statusit", tha ambasadori gjerman.
Ndërsa ambasadori rus Lavrov ka theksuar rëndësine e kthimit të grupeve jo shqiptare.
XS
SM
MD
LG