Ndërlidhjet

BAGDAT


Së paku një person është vrarë dhe dy ushtarë amerikanë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në pjesën e vjetër të Bagdatit.
Policët irakianë thanë se nuk diheshin arsyet, por forcat amerikane pohuan se shkak i incidentit ishte shpërthimi i një mbajtëse gazi.
Incidenti ka ndodhur vetëm disa orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka bërë të ditur tërheqjen e përkohshme të gjithë ekipit ndërkombëtar nga Iraku.
Anan tha se ky nuk është qëllimi i organizatës që ai drejton, por prania e OKB-së varet nga zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve.
XS
SM
MD
LG