Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Zëdhënësja, Marie Okabe ka thënë mbrëmë vonë se, për shkak të vazhdimësisë së dhunës, Kombet e Bashkuara kanë vendosur ta tërheqin personelin ndërkombëtar nga Bagdadi. Është thënë se një pjesë e personelit ndërkombëtar, që tashmë gjendet në pjesën veriore të Irakut, do të mbetet atje. Zëdhënësja Marie Okabe mëtutje tha:
- Dëshiroj poashtu të them se kjo është një rivendosje e përkohshme dhe është pjesë e një procesi që po zhvillohet. Duke pasur parasysh dhunën atje, po bëhet shqyrtimi i vazhdueshëm i situatës në terren. Kjo nuk paraqet vendim politik për tu tërhequr nga Iraku.
Disa grupe humanitare kanë bërë të ditur tërheqjen ose reduktimin e personelit ndërkombëtar nga Iraku.
XS
SM
MD
LG