Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian do t'ju tërheqë vërejtjen të 10 vendeve, që do ti bashkohen BE-së në muajin maj të vitit të ardhshëm, se ato ende nuk i kanë plotësuar kushtet e pranimit në disa fusha, ka thënë sot një zyrtar. Megjithatë, është thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdoj procesin e zgjerimit. Të mërkurën e ardhshme, Komisioni Evropian do ta publikoj raportin e tij përfundimtar të progresit të 10 vendeve që janë pranuar për anëtarësim. Nga aspekti teorik edhe në këtë fazë, shtetet anëtare, mund ta bllokojnë anëtarësimin e vendeve kandidate.
XS
SM
MD
LG