Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara sot ka miratuar ligjin që përcakton shfrytëzimin e 87.5 miliardë dollarëve për operacione ushtarake dhe për rikonstruktimin e Irakut dhe të Afganistanit. Pritet që edhe Senati i Shteteve të Bashkuara, brenda disa ditësh, do ta miratoj këtë ligj. Më herët presidenti amerikan George Bush kishte paralajmëruar veto në rast se do të ishte miratuar versioni i ndryshuar, sipas të cilit afro 20 miliardë dollarë për rikonstruktimin e Irakut, ishin paraparë për tu dhënë në formë të huasë.
XS
SM
MD
LG