Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy amerikanë janë vrarë dhe dy janë plagosur nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në qytetin verior të Irakut, Mosul.
Nuk është e qartë nëse viktimat amerikane ishin ushtarë apo civilë.
Dje personeli i Kombeve të Bashkuara, nga Bagdadi shkoi në Qipro, për të diskutuar nëse edhe më tej mund të vazhdojë punën në kryeqytetin e Irakut.
Ndërkohë, raportohet se Bagdadi duket i paralizuar pas trakteve të shpërndara, në të cilat grupe të panjohura bëjnë thirrje për "rezistencë dhe grevë të përgjithshme treditëshe" kundër pushtimit të Irakut.
XS
SM
MD
LG