Ndërlidhjet

KRAFORD, TEKSAS


Në fjalimin e tij javor në Radio, presidenti amerikan George Bush tha sot se "largimi i parakohshëm nga Iraku vetëm do ti forconte, siç u shpreh ai, "terroristët", që janë fajësuar për sulmet aktuale vdekje-prurëse. Mëtutje presidenti Bush tha:
- Shtetet e Bashkuara do ta kompletojnë punën tonë në Irak. Largimi i parakohshëm nga Iraku vetëm i trimëron terroristët dhe e shton rrezikun për Amerikën. Ne jemi të vendosur për të mbetur, për të luftuar dhe për të fituar.
Ai mëtutje tha se Shtetet e Bashkuara po stërvisin më tepër irakianë, që ata vetë ta mbrojnë vendin e tyre. Ky ishte fjalimi i pestë i njëpasnjëshëm në radio, në të cilin presidenti Bush foli për Irakun. Nga analistët kjo shihet si një përpjekje për ti kundërshtuar kritikët që thonë se ai i ka egzagjeruar shkaqet e fillimit të luftës në Irak dhe se nuk po e menaxhon okupimin ashtu siç duhet.
XS
SM
MD
LG