Ndërlidhjet

BEOGRAD/UASHINGTON


Ministri i ekonomisë në qeverinë e Serbisë, Goran Pitich ka thënë sot në Beograd se vendimi i senatit të Shteteve të Bashkuara për kushtëzimin e ndihmës financiare për Serbinë, me bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, nuk është befasues. Mbrëmë vonë senati amerikan e ka miratuar propozim ligjin sipas të cilit ndihma financiare për unionin Serbi – Mali i Zi kushtëzohet me bashkëpunimin me Tribualin e Hagës për krime të luftës dhe me arrestimin e të akuzuarve për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG