Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i unionit Serbi - Mali i Zi, Goran Svilanoviq ka thënë sot se Tribunali për krime të luftës në Hagë po zhvillon hetime edhe kundër tre ish zyrtarëve të lartë serbë. Ai ka thënë se po zhvillohen hetime për ish komandantin e shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave, Bllagoje Axhiq dhe për ish politikanët e lartë serbë në Kroaci, Millan Babiq dhe Goran Haxhiq. Goran Svilanoviq ka thënë se pritet se këto do të jenë rastet e fundit të hetimeve kundër ish zyrtarëve të lartë serbë.
XS
SM
MD
LG