Ndërlidhjet

PRISHTINË/SHKUP


Në Pogradec ka përfunduar takimi joformal i zyrtarëve të rajonit për thellimin e bashkëpunimit të vendeve ballkanike.
Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi e ka mbështetur idenë për ndërtimin e koridorit ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Malit të Zi, që do të kalonte përmes Kosovës.
"Rajonit nuk i duhen konflikte të reja", ka thënë Rexhepi, i cili në Pogradec u takua me presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiu.
Presidenti shqiptar është angazhuar për zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës.
"Sa më shumë që kjo shtyhet, aq më shumë probleme do të ketë", ka thënë Moisiu.
Në takimin e Rexhepit me kryetarin e Maqedonisë, Boris Trajkovski e ka vlerësuar lartë qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe udhëheqësve tjerë kosovarë lidhur me ngjarjet e fundit të krizës në Maqedoni.
Sipas Trajkovskit, Maqedonia do ta respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për ardhmërinë e saj.
XS
SM
MD
LG