Ndërlidhjet

GJAKOVË


Çështja e personave të zhdukur dhe kthimi i kufomave të viktimave të zbuluara në varrezat masive, është çështje humanitare dhe e të drejtave të njeriut, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Sipas tij, kjo çështje duhet të jetë njëra nga temat që do të trajtohen në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Haradinaj i bëri këto komente me rastin e rivarrimit të 33 kufomave të shqiptarëve në fshatin Mejë të Gjakovës, që ishin vrarë në vitin 1999.
Nga Meja gjithashtu njoftohet se Martë Prelaj ka vdekur nga pikëllimi i thellë kur ka kuptuar se janë zbuluar trupat e masakruar të dy djemve të saj, Sokol dhe Gjergj Prelajt.
XS
SM
MD
LG