Ndërlidhjet

BAGDAT


Disa shpërthime kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Bagdatit, por nuk ka informacione për viktima në njerëz. Gjatë ditës 4 civilë janë vrarë në incidente të ndara në vend.
Burimet irakiane bëjnë të ditur se gjyqtari i ngarkuar me drejtimin e një komisioni që merrej me hetimin e aktivitetit të ish zyrtarëve të Sadam Huseinit, u vra gjatë ditës në Naxhaf.
Kjo është vrasja e tretë brenda një jave e zyrtarëve irakianë, që veprojnë brenda administratës vendase, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG