Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Ministrja e jashtme e Spanjës, Ana Palasio ka bërë të ditur sot se vendi i saj po largon një pjesë së stafit diplomatik nga Bagdadi.
Duke folur për mediat spanjolle gjatë një vizite në Berlin, Palasio tha se tërheqja e stafit do të jetë e përkohshme, ndërsa vendimi është marrë për shkak të situatës së komplikuar në Bagdad.
Spanja, aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në luftën në Irak, është vendi i tretë që do të kufizojë prezencën diplomatike në Irak javët e ardhshme, pas Hollandës dhe Bullgarisë.
XS
SM
MD
LG