Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Ministri i jashtëm i Afganistanit tha se projekt-kushtetuta e re e vendit, e publikuar dje, i rezervon presidentit pushtetin e nevojshëm për të bashkuar vendin.
Projekt-kushtetuta, e cila do të diskutohet dhe votohet muajin tjetër nga Këshilli i madh Lloja Xhirga, prej 500 anëtarësh, parashikon një pushtet të madh për presidentin dhe kuvendin dy dhomësh por nuk parashikon postin e një kryeministri.
Fraksioni taxhik Xhamiate-e-Islami , i cili ka bërë të ditur se mund të kundërshtojë presidentin aktual Hamid Karzai në zgjedhjet e ardhshme, paralajmëroi se kushtetuta, me pushtetin shumë të madh që i jep presidentit, mund të lejojë zhvillimin e një diktature.
XS
SM
MD
LG