Ndërlidhjet

RIAD


Ministri i Brendshëm saudit, princi Naxhif ka deklaruar sot se vendi i tij ka penguar një sulm terrorist ndaj haxhinjve në qytetin e shenjtë mysliman, Mekë. Arabia Saudite ka kumtuar se dje, gjatë shkëmbimit të zjarrit në Mekë, ka vrarë dy terroristë islamikë, duke penguar kështu sulmin terrorist. Princi Naxhaf ka thënë gjithashtu se me këtë rast janë kapur edhe gjashtë ekstremistë të tjerë, për të cilët besohet se janë të lidhur me udhëheqësin e rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG