Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shtetet e Bashkuara mbështesin planin që bisedimet mbi statusin final të Kosovës të fillojnë në mesin e vitit 2005, nëse deri atëherë Kosova i plotëson standardet demokratike dhe ato që lidhen me të drejtat e njeriut.
Kështu ka deklaruar në selinë e NATO-s, zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Mark Grosman.
Nëse ata nuk i plotësojnë standardet deri në këtë kohë, atëhere duhet të caktojmë një datë tjetër, ka shtuar Grosman.
Ky i fundit ka theksuar se gjatë turneut të tij në vendet e rajonit, ku përfshihet Serbia Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja, do të diskutojë planin në fjalë.
XS
SM
MD
LG