Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe kryeministri spanjoll, Joze Maria Aznar, kanë deklaruar pas takimit të tyre në Berlin se nuk kanë mundur t'i japin zgjidhje dallimeve rreth projekt kushtetutës së Bashkimit Evropian.
"Ka shumë marrëveshje mes Gjermanisë dhe Spanjës, në një numër çështjesh evropiane. Por megjithatë ka dallime rreth kushtetutës. Gjithsesi do të vazhdojmë kontaktet për të arritur një mirëkuptim të përbashkët", tha Aznar.
XS
SM
MD
LG