Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes Paul Wolfovitz u kthye në Uashington duke pohuar se anketimet e opinionit në Irak tregojnë se shumica e irakienëve e mbështesin praninë e Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, anketimet tregojnë se irakienët duan që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë atje sa të jetë e nevojshme. Wolfovitz nuk përmendi ndonjë anketim apo studim të veçantë.
"A duan irakienët të largohemi? Ndoshta duan, por anketimet tregojnë se shumica duan të mbetemi atje", tha Wolfovitz.
Prononcimet e tij u bënë vetëm disa orë pasi shtabi i forcave amerikane në Bagdad u godit për herë të dytë.
Lidhur me sulmin e fundit, presidenti George Bush deklaroi: "Këta njerëz që ndërmarrin sulme duan që ne të zbrapsemi. Duan të largohemi, sepse e dijnë se një Irak i lirë dhe paqësor e dëmton kauzën e tyre. Ne do të ndjekim kursin dhe do ta bëjmë punën tonë", tha Bush gjatë një vizite në San Diego.
Sot në orët e mëngjesit, u raketua një kompleks ushtarak amerikan në Mosul, por zyrtarët e ushtrisë thanë se nuk pati viktima.
XS
SM
MD
LG