Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Tre irakienë janë vrarë dhe të paktën 9 janë plagosur, përfshirë dy ushtarë amerikanë, në dy sulme të ndara në qytetin verior Mosul.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dje ka arrestuar dy ish gjeneralë irakienë të dyshuar për financimin dhe organizimin e sulmeve kundër ushtarëve amerikanë.
Në një zhvillim tjetër, kreu i Këshillit Qeverisës të Irakut Jalal Talabani tha se gjatë nëntorit do t'i vizitojë Turqinë, Sirinë dhe Iranin, për t'i përmirësuar marrëdhëniet me këto vende.
Ndërkohë, kryeministri britanik Tony Blair tha se është bërë përparim i madh në rindërtimin e Irakut, përkundër valës së fundit të dhunës.
Blair i tha parlamentit se koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak nuk do të zbrapset nga "një grup i vogël njerëzish".
XS
SM
MD
LG