Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Gjashtë ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën kur një helikopter i Shteteve të Bashkuara u rrëzua afër qytetit Tikrit në Irak.
Zëdhënësja Josslyn Aberle tha se ushtria përpiqet të përcaktojë nëse rrëzimi në lumin Tigër është shkaktuar nga një defekt mekanik apo zjarri i armikut:
"Rreth orës 9.40 të mëngjesit, helikopteri Black Hawk u rrëzua. Deri tani nuk e dijmë nëse kjo ngjau nga defektet mekanike apo shkaqe tjera", tha Aberle.
Më tej në veri, guerilë me raketa e kanë sulmuar autokolonën amerikane në Mosul, duke shkaktuar vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Viktimat e fundit nga sulmet e guerilëve u bënë një ditë pasi Pentagoni i paralajmëroi mijëra pjesëtarët e Gardës Kombëtare, të Marinës dhe trupave rezervë, që të përgatiten të shërbejnë vitin e ardhshëm në Irak.
XS
SM
MD
LG