Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Qeveria e Turqisë ka vendosur të mos dërgojë trupa në Irak, për t'u asistuar forcave të koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara për stabilizimin e vendit.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Huseyin Dirioz tha se vendimi është sjellë mbrëmë pas bisedës telefonike të ministrit të jashtëm Abdullah Gyl dhe sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell.
Muajin e kaluar, qeveria turke miratoi dërgimin e 10 mijë trupave në Irak, por ky hap u kundërshtua nga Këshilli Qeverisës i Irakut, i emërtuar nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG