Ndërlidhjet

BAGDAD


Edhe sot vazhduan sulmet ndaj forcave amerikane në Irak, përkundër aksionit që ato ndërmorën në Tikrit, pas rrëzimit të helikopterit që la 6 ushtarë të vrarë.
Koloneli Steven Russell tha se ushtria beson që helikopteri, që dje u rrëzua në veri të Bagdadit, është goditur nga toka.
Ai tha se forcat e koalicionit mbrëmë ndërmorën një varg sulmesh me artileri dhe nga ajri kundër disa zonave në Tikrit.
"Atë që gjuanim janë zonat ku janë sulmuar forcat e koalicionit. Ajo që deshim të bëjmë ishte që t'i eliminojmë kryengritësit, dhe e dyta, t'ua tregojmë dhëmbët", tha Russell.
Në një zhvillim tjetër, dy ushtarë amerikanë janë vrarë në Fallujah, kur një bombë shpërtheu pranë autokolonës së ushtrisë.
Ndërkohë në Gjenevë, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar njoftoi se për shkaqe sigurie, përkohësisht i ka mbyllur zyrat në Bagdad dhe Basra.
XS
SM
MD
LG