Ndërlidhjet

TBILISI


Gjendja në Xhorgji ku mijëra demonstrues kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Eduard Shevardnaxe është jasht kontrrollit, ka kumtuar ministria e Mbrojtjes.
Pasdite vonë Shevardnaxe është takuar me liderët e opozitës në përpjekjet për të ulur tensionet.
Më heret Eduard Shevardnaxe kishte akuzuar liderin e opozitës Mihail Shakashvilli se është duke tentuar të frikësoj xhorgjianët:
"Ai, përkatësisht Shakashvili mendon se mund të frikësoj gjithë Xhorgjinë. Por, mendoj se kjo është në gjë e rrezikshme dhe Shakashvili është një personalitet i rrezikshëm", ka thënë Shevardnaxe.
Opozita thotë se zgjedhjet e 2 nëntorit ishin të kurdisura dhe në shenjë protesti ka filluar protestat me kërkesën për dorëheqjen e Eduard Shevardnaxes.
XS
SM
MD
LG