Ndërlidhjet

PRISHTINË-PRAGË


Pavarësisht nga zgjidhja e statusit të Kosovës, refugjatët dhe personat e zhvendosur duhet t'i kenë të siguruara kushtet për t'u kthyer, i ka deklaruar agjencisë, "Kosovalive", ish presidenti i Çekisë, Vaclav Havel. Sipas tij, kthimi i i refugjatëve dhe integrimi i pakicave duhet të bëhet kriter për vlerësimin e konsolidimit të autoriteteve lokale.
"Një shoqëri shumë etnike nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e të gjitha grupeve etnike në jetën publike," ka thënë Vaclav Havel dhe ka shtuar se: "në Kosovë nuk ka shoqëri civile, partitë politike janë të fragmentuara dhe të paafta që të pajtohen për parimet themelore."
Vaclav Havel ka thënë se gjithnjë ka mbrojtur të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe të drejtën për të vendosur lirisht që ta kenë ose jo shtetin e tyre. Por, çështja është se si do të funksionojë ky shtet, ka konstatuar ish presidenti i Çekisë, në intervistën dhënë agjencisë Kosovalive.
XS
SM
MD
LG