Ndërlidhjet

TBILISI


Kriza politike në Gjeorgji ka vazhduar të shtjellohet dhe sot me refuzimin e liderëve të opozitës për tërheqjen e kërkesave të tyre për dorëheqjen e presidentit Eduard Shevarnaxe.
Që në orët e para të mëngjesit, rreth 2000 mbështetës të opozitës u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, duke refuzuar të shpërndahen derisa presidenti të anullojë zgjedhjet e kontestuara parlamentare dhe të japë dorëheqjen.
Dje presidenti gjeorgjian Shevarnaxe bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin, duke marë premtimin se Moska është e gatshme t'i ofrojë gjithë ndihmën e mundshme Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG