Ndërlidhjet

KAJRO


Nënsekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage ka deklaruar sot se shpreson që plani i marrëveshjes paqësore për Lindjen e Mesme, do të shqyrtohet pas formimit të qeverisë së re palestineze.
"Shpresojmë se do të ketë partner me të cilin do të bisedojë qeveria izraelite," ka thënë Armitage, në konferencën për gazetarë, pas takimit me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak në Kajro.
Armitage ka thënë gjithashtu se me presidentin Mubarak ka biseduar për realizimin e vizionit të presidentit amerikan, George Bush për shtetin e pavarur palestinez.
XS
SM
MD
LG