Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të dekorojë ditën e mërkurë me Medaljen Presidenciale të Lirisë, Lordin Xhorxh Robertson, i cili po përfundon mandatin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe e udhëhoqi aleancën gjatë periudhës së transformimit të saj më të madh.
Robertson, i cili do të lëshojë këtë post në dhjetor, do të marë titullin më të madh të nderit që e ndajnë Shtetet e Bashkuara për civilë, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e bardhë, në kuadrin e vizitës së tij të fundit si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Lordi Robertson dhe presidenti Bush në takimin e tyre do të diskutojnë për Irakun, Afganistanin, operacionet paqeruajtëse në Bosnje dhe Kosovë si dhe një plan për samitin e NATOs që do të mbahet në Stamboll të Turqisë më 2004.
XS
SM
MD
LG