Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një nga kandidatët më të preferuar në zgjedhjet presidenciale në Serbi, që do të mbahen këtë javë, u bëri thirrje dy liderëve të opozitës që të ndalojnë bojkotin e tyre të planifikuar të këtyre zgjedhjeve dhe të inkurajojnë njerëzit që të votojnë.
Dragolub Miçunoviç, u dërgoi letra dy ish-aleatëve të tij tashmë rivalë, ish presidentit jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe Miroljub Llabusit, liderit të partisë G 17, të cilët kanë deklaruar se do t,i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të së djelës, duke insistuar në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
XS
SM
MD
LG